• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Personazh Të gjitha TIP top

    Lorik Cana, çështje zotërinjsh


    “Kostumi është element shumë i rëndësishëm. Mbase mund të quhet dhe ai më i rëndësishmi i gardërobës. Fillimisht i përkiste vetëm meshkujve. Por së fundmi, të dyja si copa dhe dizajni janë riformatuar për t’iu përshtatur edhe trupit të zonjave.” Christian Dior

    Nuk e di pse kostumet që zgjedh Lorik Cana, më kthejnë pas në kohë. Pikërisht tek vitet ‘50-‘60, ku nuk konceptohej dot që mbi këmishë të mos kishte dhe jelek. Ku kravata harmonizohej me shaminë e xhepit apo jaka e këmishës nuk duhet të mbulojë kravatën. Edhe pse kemi zgjedhur Lorikun sot për rubrikën “Nën lupën e Stela Sallakut”, nuk e mohojmë faktin që atij i rri mirë thuajse çdo gjë që vesh. Ka fizikun e rregullt, është i gjatë dhe me tipare të rregullta brune. Zotërinj! Frymëzohuni nga 5 veshjet e para, dhe mbani shënim këshillat për pesë veshjet e dyta.

    (Foto nga Instagram)

    Ngjyra e dytë më e bukur për kostum, pas të zezës është pikërisht bluja e natës ( “The little dictionary of fashion” Christian Dior). Dhe e treta është grija dhe jeshile ulliri.

    (Foto nga Instagram)

    Edhe pse xhaketa duket si e thjeshtë, jaka “vintage” i jep gjithë bukurinë xhaketës së zezë. Qoftë dhe asaj më të zakonshmes. Ka prerje ceremoniale, me kopsa të veshura dhe xhepa me fileto.

    (Foto nga Instagram)

    Më pëlqen gjatësia e kravatës si dhe rregullsia e jakës, e cila zakonisht mbahet me kopsë ose me aksesorë të dedikuar. Pikë shtesë sepse është kombinuar dhe me bashkëshorten.

    (Foto nga Instagram)

    Meqë kemi folur shpesh se golfi është “must” këtë sezon, edhe Loriku nuk e la në harresë. Ka zgjedhur pikërisht nuancën që i vë në pah tiparet.

    (Foto nga Instagram)

    Më pëlqen që ka guxuar me “hoodie” (bluzë me kapuç), në emision. Duket trendi dhe shumë më i ri në moshë.

    Kalojmë tek 5 sugjerime

    (Foto nga Instagram)

    Kostumin e zi mos e vishni me kravatë rozë, sidomos në këtë tonalitet. Për ceremonitë e mbrëmjes duhet një print (ose ngjyrë) më afër neutrales (gri, bardhezi, jeshile ulliri shumë e errët).

    (Foto nga Instagram)

    Ndoshta xhaketat me dy pala në kurriz nuk i rrinë aq mirë sa ato që kanë vetëm një palë. E tregojnë më të gjerë në bel.

    (Foto nga Instagram)

    Xhaketa ka jakë të vogël dhe klasike, ndaj nuk shkon me këmishën ceremoniale. Vini re jakën e zgjeruar, e cila do patjetër papjon ose kravatë të plotë.

    (Foto nga Instagram)

    Kapelja nuk është pika e tij e fortë, por shalli më pëlqen.

    (Foto nga Instagram)

    Jo rrallëherë kam parë meshkuj me kostume të bukura, por me aksesorët e gabuar. Jo çdo lloj xhakete blu, shkon me kravatë blu dhe këmishë të bardhë. Duhet që të tre elementët të jenë në sintoni me njëri-tjetrin. Prerja e xhaketës, do një tjetër kravatë, pak më të hollë.