• Shqip
  • English
  • E martë, 22 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore Shëndet Të gjitha

    Lorena, 3-vjeçarja që lufton me vdekjen dhe dëbimin nga Belgjika


    “E dënuar me vdekje”, por autoritetet belge janë të pashpirt. Lorena e vogël, vetëm 3 vjeçe, nëna dhe motra e saj duhet të largohen. Vendimi u mor në 22 nëntor, ndërsa familja shqiptare jetonte në Belgjikë që nga viti 2015.

    Vajza e vogël kurohet nga fibroza cistike në klikikën “Shën Luka” dhe mjekia që e ka nën vëzhgim ka thënë se një dëbim i saj drejt Shqipërisë do t’i sillte vdkjen.

    Ajo po mundohet që të bind autoritetet të lejojnë qëndrimin e vajzës, në banzë të një neni, i cili lidhet me arsyet shëndetësore.

    Nathalie Bauwens ka thënë se Lorena nëse kthehet në Shqipëri do të shkojë drejt vdekjes.

    Afati i fundit i qëndrimit të kësaj familje në Belgjikë është 3 janari. Deri atëherë në garë me kohën të gjithë janë duke u përpjekur të parandalojnë largimin e familjes.

    “Nuk ka asnjë strukturë serioze në Shqipëri që mund të merret me sëmundjen e vajzës”, ka thënë mjekja Nathalie Bauwens.

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]