Showbiz

Loredana pranon publikisht ndarjen nga Mozzik dhe ka një kërkesë: Dua të më ndihmoni!

Loredana pranon publikisht ndarjen nga Mozzik dhe ka një kërkesë:

Reperja Loredana konfirmoi publikisht ndarjen nga Mozzik përmes një postimi në Instagram. Ajo shkruan se çifti ka vendosur të bëjë një pauzë, por nuk as ajo nuk është e bindur se pas kësaj periudhe do të ketë një ribashkim.

Loredana shkruan se ka vendosur që ta bëjë e vetme turneun “Bonnie and Clyde” dhe ka një kërkesë për fansat që ta ndihmojnë duke u bërë pjesë e koncerteve të saj.

Reperja shkruan se tashmë do ta rrisë vajzën Hana dhe do t’i duhet të punojë më shumë për të siguruar të ardhura.

https://www.instagram.com/p/B3eUne5olak/

“Të gjithë fansat e mi, Siç të gjithë e keni vënë re nga postimet në rrjetet sociale unë dhe Mozzik nuk jemi më bashkë. Arsyeja që mund të paramendoni shumica prej jush është se unë dhe Mozzik kemi vendosur së bashku që lidhja jonë të kalojë në pauzë, si në biznes ashtu edhe në jetën private. Kjo për mua do të thotë ndryshime të mëdha në familje dhe biznes. Sidoqoftë do të punoj shumë. Për shkak të ngjarjeve të fundit në jetën private, unë dhe Mozzik kemi vendosur që “Ich die Bonnie and Clyde 2020”, ta bëj vetëm si turne. Aktualisht kemi nevojë për distancë, ndoshta në të ardhmen do e gjejmë sërish njëri-tjetrin.

Tani e tutje do e siguroj vetë bukën në shtëpi dhe për këtë arsye do të punoj edhe më shumë. Mund t’ju premtoj që gjatë turneut do të jap maksimumin tim. Tani jam një nënë që do rrisë e vetme fëmijën, gjë që më bën më të fortë. Jam e sigurt që ju nuk keni nevojë t’ia ndërroni fëmijës pelenat para se të dilni në skenë. E vetmja gjë që më duhet është vajza ime Hana dhe ju fansat. Ju falënderoj shumë për përkrahjen në turneun ‘King Lori 2010’", shkruan Loredana. / Tiranapost.al