Botë Te gjitha

Londër/ Gjendet i vdekur në banesë, biznesmeni rus që kritikonte Putin


Biznesmeni rus, Nikolai Glushkov është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Londër, vetëm 1 javë pas vdekjes së një ish-agjenti rus, po në Britani që dyshohet të jetë kryer nga Kremlini.

680vjeçari është gjetur i vdekur në banesë nga miqtë dhe familjarët  e tij. Glushkov punoi në vitet ‘90 për kompaninë ajrore shtetërore ruse Aeroflot si dhe për kompaninë e Berezovskyt LogoVAZ. Pas përplasjes së oligarkut rus me Putin dhe arratisjen e Berezovskyt në Londër, Glushkov u dënua me katër vite burg për pastrim parash.

Mediat britanike raportojnë se bëhet fjalë për një vdekje për shkaqe natyrore, por ende eskpertiza nuk ka nxjerrë rezultate definitive. K.H/ tiranpost.al