• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Lojtari më i mirë i vitit? “Globe Soccer Awards” zbulon kandidatët për çdo pozitë


    Cristiano Ronaldo është nominuar për “Lojtarin më të mirë të vitit” për meshkuj në “Globe Soccer Awards”.

    34-vjeçari është nominuar për çmimin përkrah kuartetit të “The Reds”, Sadio Mane, Mohamed Salah, Alisson Becker dhe Virgil van Dijk.

    Gjithashtu, në garë për çmimin prestigjoz, janë në garë edhe ylli i Barcelonës, Messi dhe ai i Manchester City, Bernardo Silva. Në 10 edicionet e para të këtij trofeu, Ronaldo e ka fituar në katwr raste, ndërsa Messi një herë.

    Në garë për trajnerin më të mirë të vitit janë Jurgen Klopp i Liverpool, Fernando Santos i Portugalisë, Erik Ten Hag i Ajax, Djamel Belmadl i Algjerisë dhe Didier Deschamps i kombëtares së Francës.

    Për talentin e vitit kandidat janë Ansu Fati i Barcelonës, Joao Felix i Atletico Madrid, Erling Braut Haaland i Salzburg, Jadon Sancho i Dortmund dhe Kai Havertz i Bayer Leverkusen. Ndërkaq, për Lojtaren më të mirë të vitit kandidate janë Ada Hegerberg, Alex Morgan, Amadine Henry, Lucy Bronze, Marta Vieira, Megan Rapinoe dhe Sari van Veenendaal.

    Ceremonia për ndarjen e këtij çmimit do të mbahet më 29 dhjetor në Doha. /XH.K

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post