• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Loja e komedianëve rusë, Zoran Zaev: “Përgjimi” ndjenjë e hidhur, u sqarova me fqinjët


    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev thotë se është loja e dy komedianëve rusë dhe bisedat e përgjuara, nuk janë ndjesi aspak e mirë.

    “Definitivisht është një ndjenjë e hidhur, për shkak se ndjeheni të mashtruar dhe këtë e ndava me opinionin dhe shpreha keqardhje”, tha Zaev në “Klan Maqedonia”.

    Lidhur me çështjen e kufijve, ai thotë se është sqaruar me autoritetet e Kosovës dhe Serbisë lidhur me bisedën e zhvilluar. Por për Maqedoninë e Veriut, siç tha, me interes është dialogu dhe zgjidhja paqësore e dialogut Prishtinë-Beograd.

    “Duhet të gjendet një zgjidhje që do të jetë e mirë për shqiptarët, serbët dhe të tjerët që jetojnë në Kosovë, por zgjidhja duhet të sigurojë paqe të përhershme drejt integrimeve evropiane të Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor, që të përforcohet bashkëpunimi rajonal. Këto janë dëshirat tona”. /Tiranapost.al/