Aktualitet

Lobimi rus në SHBA me 650 mijë euro: Prokuroria apelon vendimin e gjykatës që nxori Bashën të pafajshëm

Lobimi rus në SHBA me 650 mijë euro: Prokuroria apelon vendimin e

Prokuroria ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës, që pushoi çështjen e lobimit rus, me të pandehur kreun e PD-së Lulzim Basha, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin.

Apeli vjen dy javë pasi gjyqtari Lazër Sallaku vendosi pushimin e çështjes, me pretendimet se deklarimet e Nick Muzin për paratë e marra nga PD, rreth 650 mijë euro nuk janë të bazuara me fakte dhe prova.

Image result for Nick Muzin

Ky vendim shkaktoi reagime të shumta nga PS, njëjtë si me çështjen e CEZ ku i njëjti gjyqtar pushoi çështjen, ndërsa PS paralajmëroi se do të apelojë.

Pritet nëse apeli do të pranohet e ndërkaq, Basha dhe zyrtarët e tjerë në PD e kanë quajtur një çështje me akuza të pabaza të montuara politikisht.

Basha dhe dy zyrtarët e tjerë, akuzoheshin për falsifikim dokumentesh.

Gazeta gjermane Bild, publikoi një artikull ku pretendohej se këto para ishin përdorur për lobim kundër negociatave të Shqipërisë me BE-në, por ky artikull u fshi një ditë më pas. / Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/pse-u-pushua-ceshtja-ndaj-bashes-vendimi-nick-muzin-thote-se-ka-marre-nga-pd-500-mije-por-ska-prova/

http://www.tiranapost.al/fbi-nis-hetimet-ndaj-nick-muzin-lobistit-amerikan-te-lulzim-bashes/

http://www.tiranapost.al/lobimi-rus-i-pd-se-gjykata-pushon-ceshtjen-ristani-ishte-e-montuar-politikisht-por-cfare-ndodh-nese-deshmon-nick-muzin/

http://www.tiranapost.al/lobimi-rus-ne-shba-balla-pse-mungon-akuza-e-dyte-kunder-bashen/