• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Lobimi rus/ Imeraj u jep tre ditë afat për sqarime dy prokurorëve të dosjes së Bashës: Si ra akuza e pastrimit të parave? Pse u përjashtua prokurori i tretë?


    Dy prokurorët e Tiranës Ervin Karanxha dhe Gjergji Takos, hoqën akuzën e pastrimit të parave për çështjen e lobimit rus, ku Basha dhe dy zyrtarë të tjerë të PD-së janë të pandehur. Ky veprim ka lënë pikëpyetje sipas drejtueses së prokurorisë së Tiranës, Elsiabeta Imeraj.

    Image result for Elisabeta Imeraj Basha

    Prokurorja ka bërë me dije se u ka kërkuar me shkrim dy prokurorëve informacione të detajuara.

    Në itnervistën për Report TV, Imeraj ka kërkaur që dy prokurorët e çështjes të japin sqarime se pse nuk është marrë në pyetje Nick Muzin i kompanisë lobuese pasi u mor dakordësia nga pala amerikane që dëshmia e tij të merret nga prokuroritë shqiptare. Gjithashtu edhe për mënyrën se si është përjashtuar nga vendimi prokurori i tretë i ☼ështjes, KolHysenaj, si dhe vënien në dispozicioni të procedurës që është ndjekur,

    Prokurorja e Tiranës u ka lënë afat tre ditë kohë dy prokurëve që të japin përgjigje. Por ka paralajëmruar se ënse vendimi në fjalë nuk është respektuar sipas ligjit, ky vendim është nul.

    Kujtojmë se ditën e premte, prokuroria në Tiranë mori të pandehur kreun e PD Lulzim Basha, për dosjen e lobimit me 650 mijë euro që nuk rezultojnë të deklaruara në shpenzimet për zgjedhjet e vitit 2017. Prokuroria i kërkon Gjykatës që të shpallë gjyqin ndaj Bashës, ristanit dhe financierit të PD-së Ilir Dervishi.

    Siaps dikumentit që doli të premten, Basha rezulton i pandehur vetëm për falsifikim dokumentesh, konkretisht të formularit për deklarimet e shpenzimeve pranë KQZ-së. Ndërsa akuza e pastrimit të parave ra./ Tiranapost.al. E.B

    I pandehur për Lobimin rus/ Distancohet Ristani: Unë personalisht s’kam firmosur gjë, nuk kam dijeni çfarë ka bërë Basha

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post