• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Lloris prish planet e “Dhelprave”, Tottenham nuk ndalet


    Tottenham ka mundur 3-1 Leicester në javën e 26-të të Premier League dhe ka ruajtur hapin e Liverpool-it kryesues dhe Manchester City-t të vendit të dytë, që kanë respektivisht një avantazh prej pesë dhe dy pikësh nga londinezët.

    Pjesa e parë është mbyllur në avantazh 1-0 për “Spurs” falë një goli të realizuar nga mbrojtësi Sanchez (33′). Në të dytën Leicester ka patur një mundësi të artë për të barazuar pas një penalltie të fituar nga Maddison në minutën e 60-të, por Jamie Vardy, i futur në fushë pikërisht për ekzekutimin e penalltisë, është ndalur nga portieri Lloris.

    Tri minuta më vonë Tottenham ka realizuar golin e dytë me  Erikssen, ndërsa Vardy ka shlyer gabimin e tij duke ngushtuar diferencat (76′), por nuk ka mjaftuar për të shmangur humbjen ekipit të tij, që në fundin e takimit ka pësuar edhe golin e tretë nga Son (91′).

    Tjetër fitore e rëndësishme për ekipin e Pochettino-s që vazhdon të mos ketë në dispozicion Harry Kane për shkak dëmtimi. Për Leciester kjo ka qenë humbja e katërt në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit (4 humbje, 1 barazim) dhe i lë “Dhelprat” në vendin e 12-të të renditjes./ XH.K