SPORT

Liverpooli e shkatërron Porton për të kaluar në gjysmëfinale

Liverpooli e shkatërron Porton për të kaluar në

Liverpoli ka arritur të fitojë edhe në Portugali përballë Portos me rezultat 4-1, për të kaluar në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 6-1.

Liverpooli ka arritur ta mbyll pjesë e parë në epërsi ndaj Porto me rezultat 1-0, ndërsa golat e tjerë erdhën në pjesën e dytë.

Rezultati i pjesës së parë nuk e tregon atë që e dha fusha, pasi vendasit kishin disa raste.

Rastin më të mirë e kishte Jesus Manuel Corona për Porton që në minutën e parë.

Liverpooli arriti ta shënojë golin e parë në minutën e 26-të me Sadio Manen pas asistimit të Mohamed Salah.

Pjesa e dytë nisi mirë për Liverpoolin që e shtoi epërsinë me Salah (2-0).

Eder Militao e shënoi golin e vetëm për Porton në minutën e 69-të (2-1).

Firmino me tu futur në lojë arriti të lërë gjurmë duke shënuar për 3-1 në minmutën e 77-të.

Virgil Van Dijk shënoi në fund për 4-1, Liverpooli do të takohet me Barcelonën në gjysmëfinale. /XH.K