Aktualitet

Live/ Samiti në Sofje i BE-Ballkani Perëndimor. Ja disa nga deklaratat e bëra deri tani

Deklaratat e disa nga liderëve që ndodhen në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Sofje.

Angela Merkel: Për hir të paqes dhe sigurisë kemi nevojë për një rajon të qëndryeshëm të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillim ekonomik.

Presidenti i PE Antonio Tajani: "Ballkani Perëndimor është një pikë kyçe për ne. Ne duhet të punojmë për prosperitetin në rajon ".

Kryeministri austriak Sebastian Kurz: "Ne mbështesim të gjitha këto vende në rrugën e tyre evropiane, qëllimi ynë është që progresi të bëhet gjatë presidencës austriake të BE-së"

Kryeministri suedez Stephan Lopfven: "Ne kemi shumë gjëra të rëndësishme për të diskutuar, të tilla si siguria dhe emigrimi".

Komisioneri Johannes Hahn: "Strategjia e Ballkanit Perëndimor është mbi perspektivën evropiane, por është një proces i bazuar në merita, që do të thotë që secili vend duhet të bëjë detyrat e shtëpisë së pari. Le të shfrytëzojmë momentin dhe të bëjmë përparim vendimtar në rrugën e BE-së "/Tiranapost.al E.B

Delegatët kanë mbërritur në Pallatin Kombëtar të Kulturës, ku zhvillohet Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Deklaratat u bënë në momentin e hyrjes  dhe pas shtrëngimit të duarve me kryeministrin bullgar Boyko Borisov.

https://static.council-tvnewsroom.eu/42ce85fc-59a6-11e8-9ed1-bc764e092fac/17-05-18-119172-EU-Western_Balkans-Summit-RT_PRV.mp4

http://www.tiranapost.al/15-vite-pare-nje-histori-e-bukur-e-europes-dhe-premtimi-qe-iu-dha-ballkanit-perendimor/