• Shqip
  • English
  • E shtunë, 14 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Nuk u arrestova, jam i lirë! Vëllai i Ramush Haradinajt tregon çfarë ndodhi në Aeroportin e Vjenës


    Edhe vetë vëllai i kryeministrit të Kosovës, Daut Haradinaj, njëherazi deputeti i AAK-së, reagoi fillimisht me një foto live lidhur me lajmin e publikuar nga mediat se është ndaluar në Vjenë.

    Si për të treguar se i ka marrë spekulimet me sportivitet, Haradinaj pozon i buzëqeshur dhe me një veshje “casual”. “Live nga Vjena”, shkruan Daut Haradinaj, për të dëshmuar se nuk ndodhet i arrestuar.

    Më pas ai vendosi që të sqaronte edhe me fjalë atë që ndodhi në Aeroportin e Vjenës.

    “Lajmi nuk është i vërtetë, ishte vetëm një konsultë disa minutëshe me policinë në aeroport. Nuk ka të bëjë as me ndalim dhe as me arrestim. Jam në Vjenë i lirë dhe duke u bazuar në planin tim. Falënderoj policinë dhe shtetin austriak për korrektësinë e vazhdueshme, si në këtë rast, ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme të cilën ia kanë dhënë Kosovës pa rezervë. Mesazhi im për miqtë dhe dashamirët të shqetësuar, jam i lirë dhe jam shumë mirë. Shumë shpejt takohemi në Kosovë – i falënderoj të gjithë për mbështetjen”, u shpreh Haradinaj për “Klan Kosova”./ Tiranapost.al

    Ndalohet në Vjenë vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj? Lajmi hidhet poshtë nga zv/ministri

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post