Aktualitet

Rama fton në zyrë inxhinieren Luljeta Bozo: Të sqarohen njerëzit dhe të futen në shtëpi aty ku ka vetëm krisje, problem ndërtimet pa projekt

Rama fton në zyrë inxhinieren Luljeta Bozo: Të sqarohen

Kryeministri Rama ka ftuar në zyrën e tij profesoreshën dhe inxhinieren Luljeta Bozo, e cila gjatë këtyre ditëve pas tërmetit ka qetësuar jo pak shqiptarë, disa në panik për shtëpitë e tyre, nëse mund të shemben. Me eksperiencën e saj shumë vjeçare, Bozo në bisedën me kryeministrin Rama i shprehu shqetësimin e saj për ndërtimet për projekt. Ajo tregoi se në disa raste po përhapet panik, edhe kur shtëpitë e disa banorëve mund të jenë prekur, por jo me rrezik për tu shembur.

 Luljeta Bozo: Kur ra tërmeti 79, patëm bërë një studim me kërkime duke parë gjithë historikun e tërmeteve, ku gjetëm se mund te kemi një periudhë 35-40 vjeçare ku mund të përsëritet tërmeti, dhe bazuar tek kjo të fokusoheshim për ndërtimet dhe projektet më pas.

Kryeministri Rama: Nuk kam pasur fare mundësi t’i ndjek, sepse nuk i shoh këto tendat televizive, por më ka rënë në sy që shkruanin edhe për ju dhe që keni bërë një punë të madhe për të qetësuar  njerëzit.

Bozo: Kam ndarë informacionin që duhet. I kam qetësuar me aq sa kam mundur, kam shkuar në objekte në shkolla. Por kam shqetësim tjetër, tani ata që ikën si kthejmë dot më, njerëzit i kam parë që u futën u strehuan, disa akoma në çadra, por shqetësimi im janë ndërtimet pa projekt, është një problem i madh. Shkon i huaji thotë që mban pallati, ndërsa shkon pastaj pushteti vendor dhe i vë shiritin.

Rama: Ka një gjë. Të huajt ne i kemi kërkuar të na thonë, mban struktura nuk mban. Ose një shkallë që kërkon riparim, në objektet kur nuk ka pasur dëmtime serioze, vetë pronarët e pallateve do bëjnë riparimet. Ajo që unë doja në fakt tju kërkoja meqe jeni angazhuar, jeni treguar shumë pozitive, na ofroni ndihmë si pjesë e një pakete të thjeshtë të standardeve për riparimet. Në ato raste kur kompanitë të marrin përsipër, nëse përfshiheni në këtë proces, jeni një burim sigurie më shumë për njerëzit.

Bozo: Banorët janë panikosur, se e kaluan tërmetin e parë dhe kanë frikë se shtëpia e tyre është pabanueshme.

Rama: Ka nga ato që janë larguar përkohësisht, do bëhen riparimet

Bozo: E për këtë, duhen sqaruar nejrëzit që rastet e banesave që janë të ndaluara të hyhen përkohësisht janë përkohësisht.

Duhet të ftoni inxhinierë me eksperiencë se ka raste inxhinierësh që kanë parë dhe kanë thënë nuk bëhet. Ndërkohë që ka pasur vetëm një të çarë, që nuk përbën rrezik për jetën.

Rama: I kemi ftuar të gjithë.

Bozo: Njerëzit janë bërë shumë në merak. Duhet të bëhet një bashkim shkencëtarësh vullnetarësh nga Akademia e Shkencave.

Rama: Kam gjysmën e energjisë suaj. Të falenderoj shumë. Do mbetemi në kontakt. Do bëjmë një konferencë publike, të adresojmë disa nga çështjet me rëndësi. Deri tani ska asnjë të dënuar për cënim të lejes së ndërtimit. Inxhinier♪7t dhe arkitektët do mbajnë përgjegjësi. / Të plotë e ndiqni në videon si më poshtë./ Tiranapost.al.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/491072848162985/