• Shqip
  • English
  • E hënë, 17 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Lista Serbe gati të bashkojë votat me VV dhe LDK për rrëzimin e Qeverisë së Haradinajt


    Partia Lista Serbe në Kosovë është e gatshme të bashkojë votat me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike në mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Ramush Haradinaj.

    Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriç, ka thënë se Lista Serbe nuk do të kthehet në institucionet e Kosovës dhe se do të ofrojë votat për rrëzimin e kësaj qeverie për cilëndo parti që e dëshiron këtë.

    “Lista Serbe nuk do të kthehet në institucionet e Kosovës dhe nuk e mbështet qeverinë në Prishtinë, por është e gatshme të mbështes çdo parti politike e cila ndërmerr iniciativë për rrëzimin e qeverisë së Ramush Haradinajt”, ka thënë Gjuriç, raporton “Tanjugu”.

    Albin Kurti dhe Isa Mustafa, drejtuesit e opozitës kosovare, kanë deklaruar dy ditë më parë se po organizohen për të kërkuar një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë që përbëhet nga tre parti, PDK, AAK dhe Nisma. /Tiranapost.al/