• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Lista/ 33 parti janë regjistruar për zgjedhjet vendore, 5 janë aleatë të Bashës


    33 parti do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Deri tani në KQZ janë regjistruar 25 parti, ndërsa kanë aplikuar për t’u regjistruar 8 parti të tjera.

    5 nga partite e regjistruara  dikur kanë qenë aleatë të Bashës. Bashkimi Demokrat Shqiptar me kryetar Ylber Valteri, Partia Ora e Shqipërisë e drejtuar nga Zef Shtjefni, Bashkimi Liberal Demokrat e drejtuar nga Arian  Starova, Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë e Arian Galdinit, si dhe Partia Kombëtare Konservatore   e drejtuar nga Kujtim Gjuzi.

    E marta është afati i fundit per regjistrimin ne zgjedhje. Në zgjedhje pritet të regjistrohet edhe partia e re e Rudina Hajdarit, Bindja Demokratike.

    REGJISTRUAR

    ALEATË TË RAMËS

    1. Partia Socialiste e Shqipërisë Edi Rama

    2. Partia Socialdemokrate Shqiptare Skender Gjinushi

    3. Partia e Gjelbër Edlir Petanaj

    4. Partia Kristian Demokrate Dhimitër Muslia

    5. Partia Aleanca Demokristiane Zef Bushati

    6. Partia Socialiste e Moderuar Gjergji Koja

    7. Partia Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri

    8. Partia Emigracionit Shqiptar Kostaq Papa

    9. Personat me Aftësi të Kufizuar Gjovalin Shqalshi

    10. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare Genci Sakaj

    11. Partia e të Drejtave të Mohuara Ilir Vata

    12. Demokracia e Re Europiane Koçi Tahiri

    13. Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane Valentino Mustaka

    14. Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet Kujtim Muça

    15. Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi

    16. Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen Kristo Kiço

    17. Partia për Demokraci dhe Solidaritet Gaqo Apostolo

    18. P. Për Mbrojtjen e të drejtave te emigranteve Ymer Kurti

    19. Partia Komuniste e Shqipërisë Qemal Cicollari

    ALEATË TË BASHËS

    20. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Ylber Valteri

    21. Partia Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni

    22. Partia Bashkimi Liberal Demokrat Arian Starova

    23. Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë Arian Galdini

    24. Partia Kombëtare Konservatore Kujtim Gjuzi

    JASHTË KOALICIONEVE

    25. Partia për Mbrojtjen e te Drejtave të Puntoreve Kadri Isufaj

    KANË BËRË KËRKESË NË KQZ, REGJISTROHEN TË MARTËN

    JASHTË KOALICIONEVE

    1. Fryma e Re Demokratike Bamir Topi

    2. Lista e Barabartë Ben Blushi

    3. Partia Zgjidhja Koço Kokëdhima

    ALEATË TË RAMËS

    4. Partia Demokracia Sociale Paskal Milo

    5. Partia Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela

    6. Partia Socialpuntore Shqiptare Ramadan Ndreka

    7. Partia e Reformave Demokratike Krenar Rryçi

    8. Pajtimi Kombëtar Shqiptar Spartak Dobi

    NË KUSHTE PËR T’U MOS REGJISTRUAR. NUK KA KTHYER FONDET

    1. Partia Aleanca Demokratike Shqiptare Eduart Abazi./Referuar shqiptarja/Tiranapost