Aktualitet

Lirohet e akuzuara për vrasjen e shqiptarit

Shqiptari Shkëlzen Dauti, i njohur si Geni, ka humbur jetën në spital pasi u gjet i plagosur me thikë në kraharor këtë të shtunë në Gilpin Close, Southampton.

Tre të dyshuar, një grua 30 vjeç dhe 2 meshkuj të moshës 27 dhe 28 vjeç, janë arrestuar për  vrasjen e 21 vjeçarit shqiptar.

Ditën e sotme gruaja u la e lirë dhe pa ndjekje penale të mëtejshme, ndërkohë që dy meshkujt vijojnë të jenë në burg deri më 12 Qershor.

Detektivët kanë bërë thirrje ndaj të gjithë personave që e njihnin, punonin apo dinin lëvizjet e ditës së shtunë të Shkëlzenit , të kontaktojnë me policinë.