• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Albania Të gjitha

    Lirohen 10500 m2 në bregdetin Shëngjin dhe Velipojë


    Po vijon aksioni kundër informalitetit në bregdetin shqiptar nga zaptimi i plazheve publike nga privatët. Radha ishte e Veriut. U liruan 10500 m2 vijë bregdetare në Shëngjin dhe Velipojë. Lidhur me aksionin reagoi dhe kryeministri Rama.

    “Plazhet e Shëngjin-Velipojës, janë mbase dy xhunglat më të mëdha, që ka krijuar rrumpalla e kahershme e dokumenteve të pronës dhe paaftësia e zullumhania kronike e bashkive të djathta. Çlirimi i tyre nga zaptuesit vazhdon përditë, por fundi pa kthim i lukunisë së zaptuesve, do të vijë me Ligjin e Ri për Vijën Bregdetare dhe dorën e hekurt që falë këtij ligji, shteti do të mund të vendosë nga viti që vjen, për t’ia kthyer përfundimisht plazhin Popullit”, shkruan Rama në statusin e tij./Tiranapost.al