Aktualitet

Lirimi i “Gjeneralit”/ Gjonaj kërkon hetim për gjyqtarin dhe pezullon drejtorin e burgut të Drenovës

Lirimi i “Gjeneralit”/ Gjonaj kërkon hetim për gjyqtarin

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i ka kërkuar KLGJ të nisë marrjen e masave disiplinore për gjyqtarin që liroi me kusht të dënuarin me burg përjetë, Gert Gjinararin, i njohur ndryshe si “Gjenerali”.

Nga ana tjetër, ministrja njoftoi pezullimin nga detyra të drejtorit të burgut të Drenovës dhe të dy punonjësve, pasi akuzohen se kanë falsifikuar dosjen që çoi në lirimin e Gjinararit.

Ministrja e ka quajtur vendim në kundërshtim me ligjin, vendimin e dhënë për lirimin e të dënuarit me burg të përjetshëm, Gert Gjinararin, i dënuar për vrasjen e të fortit të Tiranës.

“Kemi verifikuar lirimin me kusht të Gert Gjinarit, i dënuar me burg përjetë. Vendimi, pavarësisht se nuk është ende i formës së prerë është dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore dhe kërkesat e kodit penal. Ministria e Drejtësisë i është drejtuar KLGJ dhe Inspektoriatit për marrjen e masave disiplinore për gjyqtarin, për hetimin administrativ dhe penal për këtë çështje. Deri në zbardhjen e ngjarjes në burgun e Drenovës janë pezulluar nga detyra drejtori dhe dy punonjës. Ata kanë falsifikuar raportin e të dënuarit, Gert Gjinarari”, deklaroi ministrja./Copyright/Tiranapost/A.C