Aktualitet Te gjitha

Linku i portalit ku studentët ekselentë mund të aplikojnë për punë. 803 vendet e para vakante


Punë të Mbarë quhet platforma e punësimit të studentëve ekselentë të cilën kryeministri Rama po e prezanton tani. Kliko në linkun: https://punetembare.gov.al/ për të parë vendet e para vakante për punë të shpallura aty.

“Kjo platformë është një mundësi për studentët e ekselencës të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, duke filluar nga viti 2017 e në vijim, të cilët janë në kërkim të një eksperience në administratën publike. Të rinjtë duhet të kenë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor dhe/ose master profesional/shkencor me mesatare 9-10 (ose të baravlefshme me to) të secilit prej cikleve të studimit. 

Qëllimi është përfitimi i një përvoje kualifikuese, e cila do të ndihmojë në zhvillimin e aftësive profesionale dhe në njohjen me administratën publike. Pasi të informoheni rreth nismës së re dhe pas konsultimit të vendeve vakante të kërkuara mund të vijoni me plotësimin e llogarisë dhe hedhjes së dokumenteve kryesore që duhet të plotësoni”, shkruhet në fillim të ëebsite-s.

Ndërsa 803 janë vendet e punës të lira që mund të aplikoni nga sot deri më 10 shkurt. Vetëm për studentët mos harroni.

“Nëpërmjet portalit “Punë të mbarë” do të publikohen për çdo institucion të administratës shtetërore, pjesë e shërbimit civil dhe ato jashtë shërbimit civil, vendet vakante specialist dhe të barazvlefshëm.

Ftojmë të gjithë të interesuarit të regjistrohen dhe aplikojnë online në platformën “Punë të mbarë”, thuhet më tej në portal./ E.D – Copyright Tiranapost.al

Për të filluar punë në shtet masteri s’është kusht!

Masteri me përgjysmim tarife vetëm për dy kategori