Aktualitet

Lindita Nikolla dil në Bulevard/ Ministrja: Edhe atë do e bëjmë, por jam 53-vjeç...

Lindita Nikolla dil në Bulevard/ Ministrja: Edhe atë do e

Studnetët gjatë tre ditëve të protestës i kanë kërkuar ministres së Arsimit Lindita Nikolla që të dalë dhe të flasë me ta jashtë ambienteve të ministrisë, edhe pse kjo e fundit u ka kërkuar që të takohen brenda.

"Ju doni që të jem atje në mes dhe atë do e bëjmë. Edhe pse ndoshta një grua 53-vjeçe, ndonjë të shtyrë... sharjet kështu..do ndihej keq. Mendoni kam vajzën më të madhe se ju. Shaka kjo, Ju nuk keni asnjë arsye të besoni ministren kur e thotë keni të drejtën e Zotit të jeni kritik dhe dyshues. Hajde të ulemi. Çfarë thonë studiuesit për koston reale. Sa paguhet. Sa është buxheti, po investojmë tek rrugët të kemi zhvillim. Të kemi më shumë buxhet për ministrinë e arsimit apo do ti lëmë rrugët dhe të tjerat. Ftesa ime është shumë e sinqertë. Jam e dëshiruar ta nisim bisedën por ju deri në fund dyshues. Hajde të ftojmë njerëzit e dijes, që dinë si bëhen llogaritë e të thonë si është e vërteta. Kostoja reale për të formuar një student të Tiranës është 94 mijë lekë", ka thënë ministrja Nikolla sipas Ora Neës në një aktivitet teksa i thanë se studentët kanë kërkuar që ajo të dalë dhe të flasë me ta jashtë ministrisë."/ Copyright Tiranapost.al