• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Linda Rama reagon për Jo-në e BE: Hera e tretë që Shqipëria humb Europën


    Ka zgjedhur një thënie të Ismail Kadaresë për ta përshkruar vendimin e sotëm të Brukselit për ti thënë Jo negociatave për Shqipërinë.  Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama në dy statuset e saj, por që lidhen bashkë, flet për ankthin që shqiptarët përjetuan dhe përjetojnë edhe sot, duke humbur tre herë Europën.

    Postimi në Twitter i Linda Ramës: 

    Kur ju dëgjoni emrin “shqiptar” ndoshta padashur, gjëja e parë që iu vjen ndër mend është imazhi tronditës i mijëra njerëzve që kacavirren me litarë në anije. Të jeni të sigurt se për ata njerëz, ato anije ishin Evropa. #kadare #1996

    Shqiptarët, e kanë humbur dy herë Evropën: në shekullin XV dhe nën sundimin komunist. Sot, pas përmbysjes së komunizmit, shqiptarët jetojnë prapë në ankthin e humbjes së tretë të Evropës. Ju që jetoni në zemër të saj, nuk mund ta kuptoni se ç’është ky ankth.
    #kadare #1996./ Tiranapost.al. 

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post