Showbiz

Linda Rama në çarter?! Si ranë në kurthin e Berishës disa media dhe ja e vërteta

Linda Rama në çarter?! Si ranë në kurthin e Berishës

Më poshtë gjeni reagimin e zyrës për shtyp të Kryeministrisë, ku sqaron të vërtetën lidhur me një video të postuar në Facebook-un e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sot ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një lajm të rremë shoqëruar me një video, mbi gjoja një fluturim me charter të zonjës Linda Rama. Problemi nuk është tek zoti Sali që ka bërë atë që gjithnjë ka bërë më shumë se çdo shqiptar, pra ka shpifur! Problemi është se një sërë portalesh, e kanë marrë si zakonisht “derr në thes” videoshpifjen e zotit Sali dhe e kanë publikuar pa bërë asnjë verifikim paraprak. Kjo praktikë copy-paste që i ka kthyer lajmet e rreme në një epidemi digjitale bie ndesh me çdo liri e të drejtë informimi dhe nuk i shërben as interesit publik e as misionit të medias së lirë. Tiranapost.al