• Shqip
  • English
  • E hënë, 17 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Personazh Të gjitha TIP top

    Linda Rama dhe vajza e saj, Rea, shkelin rregullat


    Në këto momente po zhvillohet një event i organizuar nga Alketa Vejsiu dhe Kompania e saj, Class by Alketa Vejsiu. Një sfilatë fustanesh nusërie, që ka mbledhur në një vend të gjithë personazhet e njohur, të cilët po t’i shohësh të gjithë bashkë,  kanë krijuar një petale të stërmadhe rozë. Aspak rastësisht. Kodi i veshjes, i mirëpërcaktuar në ftesat ngjyrë rozë, të dërguara në adresën e secilit prej tyre, kërkonte ngjyrën pastel si zgjedhje. Alketa e shpjegon edhe gjatë eventit se përse e ka bërë këtë  zgjedhje. E kanë respektuar të gjithë, zonja e zotërinj, dhe kanë nxjerrë nga dollapi ngjyrat e ëmbla ku i kishin e ku s’i kishin. Përveç Linda Ramës dhe Reas, vajzës së saj.

     

    linda rea 2

    Si njëra dhe tjetra kanë thyer të zezën me të bardhë. Linda hedhur krahëve një këmishë të gjatë në dizajn japonez, që vetëm pastel nuk i thua dot. Të dyja janë kombinuar aq shumë me njëra-tjetrën dhe aspak me të ftuarit rreth e rrotull. Nëse ky ka qenë qëllimi, atëherë është përmbushur plotësisht. Nuk lodhesh fare t’i kërkosh ku janë. Dallojnë prej së largu.