• Shqip
  • English
  • E shtunë, 7 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Prindër Të gjitha

    Lillypop, dyqani që heq celularët nga duart e fëmijëve


    Dhe në fakt është një sekret që e dinë të gjithë: të luajë me lodra. Shumica e prindërve e kanë me siguri në majë të gjuhës përgjigjen: me lodra?! Fëmija im ka një dhomë plot me lodra dhe prapë kërkon të shohë video e të luajë me lojëra elektronike.

    Nuk e vëmë në dyshim. Çdo prind është gati të shkojë në fund të botës për t’i siguruar fëmijës më të mirën. Ai mund të ketë një dhomë me lodra, tre dhoma, por i gjendur aty në mes malit me lodra, shpesh nuk di ç’të bëjë me to. Sepse lodra është tjetër gjë e loja është tjetër gjë. Nëse ju kërkoni që fëmija të luajë, duhet t’i ofroni lojën.

    Prandaj kompanitë më të mira të prodhimit të lodrave, të cilat mund t’i njihni nga afër në dyqanin e lodrave “Lillypop”, synojnë të prodhojnë mbi të gjitha lojën dhe ia kanë dalë që brenda një kutie me ngjyra të ndërthurin lodrën, lojën, kreativitetin, fantazinë e sidomos familjen. Prindërit duhet mbi të gjitha të ndërtojnë konceptin e lojës, gjë që nuk është aspak ‘një punë kalamajsh’. Është një proces i rëndësishëm por edhe shumë argëtues, që bashkon fëmijë e të rritur në orën e lojës.

     

    Për shembull, po ju propozojmë një lojë që quhet “The castle of knights”, për fëmijë nga 3 deri në 6 vjeç dhe është vetëm një prej qindra produkteve që mund të gjeni në “Lillypop”. E ndihmon fëmijën (ndryshe nga filmat që sheh në tv me ngjarje e personazhe të gatshëm) të zbulojë dhe krijojë ngjarje dhe heronj imagjinarë, të jetojë aventura dhe të zhvillojë fantazinë. Si ndodh kjo? Është çdo gjë e shpjeguar në manualin e përdorimit. Nuk është një lodër e ndërlikuar, nuk ka bateri dhe xhingla mingla, por ka manual përdorimi për të të zbuluar çelësin se si ta shtysh fëmijën të bëhet pjesë e lojës dhe të hapë dyert e fantazisë. Loja fillon duke rregulluar të gjitha pjesët duke u kërkuar fëmijëve të ndërtojnë mini enigmat, t’u vendosin emrat me zë të lartë dhe duke i marrë në dorë ose duke i treguar me gisht. Pastaj, më vonë, verifikohet nëse emrat janë shoqëruar me elementet e tjerë, duke u bërë pyetje si: “Ku është princesha?”, “Ku është dragoi? “. Më pas e rrit vështirësinë e lojës duke e pyetur “Si quhet kjo?”.

    Në këtë pikë i lë fëmijët të lirë të shpikin situata të thjeshta që mund t’i përshkruajmë me fjali të shkurtra sipër shembull: “Princesha hipi në karrocë”. Duke luajtur e duke e rritur vështirësinë, duke shtuar emra, personazhe, sende. Në këtë mënyrë aktiviteti do të jetë më tërheqës dhe nxitës.

    Përshkrimi i situatave është një moment përgatitor për shpikjen e tregimeve, prandaj i kushtojmë gjithë kohën e nevojshme kësaj faze të lojës, pa i detyruar fëmijët. Gjithçka që ju duhet, çdo fazë e lojës, çdo element e veprim përshkruhet në udhëzimet që gjenden brenda në lodër, që nga njohja e personazheve e deri tek shpikja e përrallës. Fëmijët mund të luajnë vetëm ose në grup. Por një gjë është e sigurt: do rrëmbehen aq shumë nga loja, sa nuk do duan më të humbasin kohë me të tjera aktivitete. Sepse ky është qëllimi. Dhe si puna e kësaj loje, te “Lillypop” ka pa fund, nga markat më të mira të prodhimit të lojërave si Hape, Headu, Btoys. Kujdesuni për markat e lodrave të fëmijëve, opsionet dhe funksionin e tyre po aq sa kujdeseni të zgjidhni markën më të mirë të makinës, të telefonit, çantës, parfumit…

    Dhe që të mos iu lëmë më shumë në pritje, po ju tregojmë se ku mund të gjeni lojërat që do ndryshojnë njëherë e përgjithmonë fëmijërinë e fëmijëve tuaj. Në Bllok, tek Rruga Vaso Pasha kërkoni dyqanin me emrin “Lollipop”. Mbase ua ka zënë syri prej një viti. Ajo që do bëni është veç të hyni e të hidhni një sy. Brenda do gjeni gjithçka, do zbuloni ç’do të thotë lojë. Dhe pasi t’ia vini përpara fëmijës suaj, e sigurt që nuk do dëgjoni më nëpër shtëpi pyetjen që shoqërohet me ca syçka të ëmbla: A ta marr pak celularin, të luteeeeeem?

    Por nuk mbaron me kaq. Sepse shkolla është në prag dhe mos u nxitoni të blini çantën. Prisni javën tjetër për t’ju prezantuar çantat e shkollës më cilësore, të markave më të mira…/Tiranapost.al

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post