• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Lihet në burg babai që abuzoi seksualisht prej tre vitesh me vajzën


    Është lënë në burg babai me inicialet SH.L i cili u akuzua se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij prej 3 vitesh, duke ushtruar edhe dhunë fizike, një histori që tronditi opinionin publik shqiptar. Seanca ku u dha masa ndaj tij u zhvillua me dyer të mbyllura dhe asnjë nga familjarët nuk ishte i pranishëm. Babai i 18 vjeçares akuzohet për përdhunim dhe për incest.

    Image result for Abuzoi seksualisht me të bijën për tre vjet,

    Ka qenë vajza e cila ka rrëzuar gjithçka, se si babai i saj e kishte abuzuar prej tre vitesh dhe forcën që gjeti për të bërë denoncimin.

    “Unë kam vajtur në polici para disa muajsh dhe bëra një denoncim nëpërmjet një avokati në Tiranë. Denoncimin me avokat e bëra në Tiranë, sepse në qytetin ku jetoj jam fare e pambrojtur. Pasi bëmë denoncimin, një polic aty e mori babain në telefon dhe i tha që ka ardhur një dosje e zezë për ty, ndaj duhet të vish ta shikosh me patjetër. Babai shkon aty dhe i lexon të gjitha. Më merr në telefon dhe më thotë: Duhet të vish. Do të vij mamaja të të marrë”. Shkoj në polici dhe policia më kërcënon: Nëse nuk ka prova, ti do të arrestohesh, sepse akuzohesh për një denoncim të rremë. U detyrova ta tërheq denoncimin brenda një jave, sepse nuk kisha asnjë provë”, ka rrëfyer për VOA 18 vjeçarja. Historia e saj u publikua nga Fiks Fare në Top Channel.

    Jam zemërthyer! Të famshmit reagojnë për babanë monstër që abuzonte me vajzën