Kosova Te gjitha

Lihen në burg mësuesi dhe polici që abuzuan me të miturën në Kosovë


Gjykata e Prishtinës ka lënë në burg mësuesin dhe policin, të cilët dyshohen se kanë abuzuar seksualisht me një minorene ne Drenas të Kosovës.

Mësuesi me iniciale SH.XH është lënë në paraburgim, ndërsa gjinekologu i klinikës ku vajza u detyrua të abortonte është lënë në arrest shtëpie.

Bashkë me mësuesin, gjykata ka lënë në burg edhe policin, i cili dyshohet se ka abuzuar me të miturën pasi kjo e fundit kishte shkuar të denonconte mësuesin për ngacmime seksuale. Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra në Kosovë./Tiranapost/A.C