• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Shëndet Të gjitha

    Ligji i ri në Teksas: Mjekët mund të gënjejnë nënat


    Mjekët do të kenë të drejtën të gënjejnë nënat e ardhshme, nëse kjo do të mund të shmangë abortin. Ky është ligji i ri në Teksas, shtet i cili njihet për bindjet e tij të thella fetare dhe anti-abortuese.
    Ligji që mban numrin 25, i miratuar në Senat me një shkallë të lartë aprovimi, 25 kundër 9, i lejon mjekëve që mos t’i thonë grave nëse fetusi i tyre vuan nga ndonjë sëmundje, çrregullime gjenetike apo anormali të tjera, nëse ata mendojnë se gruaja ka prirje për ta abortuar fëmijën.

    Aprovimi i këtij ligji shkaktoi protesta në nivel kombëtar dhe firmëtari i parë i tij, senatori republikan Brandon Creighton ka argumentuar se qëllimi i tij parësor është të mbrojë mjekët nga çështjet ligjore që hapen pas aborteve. Por, në deklaratën e tij katër muaj më parë, senatori Creighton e përshkruante ligjin si “pro jetës” dhe deklaroi: “Është e papranueshme që mjekët të penalizohen sepse mbrojnë shenjtërinë e jetës njerëzore”.

    Në atë kohë, çdo grua kishte të drejtë ta padiste gjinekologun nëse fëmija lindte me probleme. Ndaj mjekut hapej një çështje ligjore, e cila lidhej me mungesën e informacionit, pasi nëse nënat do ta dinin diçka të tillë do ta abortonin fëmijën. “Më dhemb zemra kur dëgjoj raste që gjykata ka dënuar mjekët, pasi fëmijët kanë lindur me sindromën Down apo nuk kanë një krah. Çdo fëmijë është i çmuar dhe meriton kujdesin tonë”, ka thënë senatori./Tiranapost.al