Aktualitet

Ligji për shkollën e Magjistraturës, Manja opozitës: Nuk ka qëllime politike

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja në një deklaratë për mediat i bën thirrje opozitës të votojë ligjin për magjistraturën. “Nuk i kemi 84 votat për miratim, projektligji për shkollën e magjistraturës nuk ka qëllime politike. Shkolla duhet të hapë konkursin në tetor, është emergjente. Ka ndryshuar mekanizmi, Vettingu  ka dhënë rezultate pozitive, opozita hesht. Reforma në Drejtësi nuk u kuptua siç duhet nga opozita, ata spekulojnë për lojëra politike.

Sa i përket sistemit të drejtësisë, Manja tha se nuk ka kolaps dhe se zbatimi i Vettingut bëhet sipas Kushtetutës. ‘Kolaps ka opozita. Nëse opozita nuk jep votat do presim KLGJ-në dhe KLP-në. Nuk pranojmë dialog me kushtin e zhbërjes së reformës në Drejtësi. Raportet e BË dhe KE japin vlerësime maksimale për shkollën e Magjistraturës. Opozita të mos e bllokojë projektligjin.  Shkolla e Magjistraturës është autoritet, e distancuar nga politika’./ Tiranapost.al Elisa Bajrami.