Showbiz

Lidhja më e fortë në botë? Ajo mes mamit dhe vajzës, psenë e sqaron shkenca

Lidhja më e fortë në botë? Ajo mes mamit dhe vajzës,

Këngët, poezitë dhe fjalët e urta popullore e përsërisin në mënyra të ndryshme, por koncepti është gjithmonë i njëjtë: nëna gjithmonë kupton edhe ato që nuk thonë fëmijët. Tani edhe shkenca e konfirmon!

Një artikull i botuar në “Journal of Neuroscience” thotë se, lidhja më e fortë në botë është ajo mes një nëne dhe vajzës së saj. Askush nuk e vë në dyshim se edhe marrëdhëniet mes nënës dhe djalit, babait dhe birit apo babait dhe vajzës janë ndërtuar mbi bazën e fortë të dashurisë. Por ato nuk janë marrëdhënie kaq të kuptueshme sesa ajo mes nënës dhe vajzës: Kjo sepse është çështje e kimisë së trurit.

Një studim i 35 familjeve konfirmon se pjesa e trurit që rregullon emocionet është më e ngjashme mes nënave dhe vajzave. Kjo do të thotë që nëna ka më shumë të ngjarë të kuptojë menjëherë kur ka një problem, sepse ajo mund ta vendosë veten në vendin e së bijës.

"Ajo pjesë e trurit (sistemi kortikal limbik) që është e përfshirë në rregullimin e humorit, tregon një model të transmetimit specifik të bazuar në lidhjet me gjininë femërore", shpjegojnë autorët e hulumtimit. Kjo gjithashtu mund të shpjegojë pse ka disa nëna dhe vajza që nuk shkojnë shumë bashkë: Sepse e njëjta anë e magneteve zmbraps njëra-tjetrën.

Gjetjet e studimit gjithashtu ndihmojnë për të kuptuar më mirë gjenetikën e shëndetit mendor. Shëndeti mendor i nënave është i rëndësishëm për të parashikuar kushtet e mundshme të të vajzave. Dhe, duke marrë parasysh që trajtimet për të parandaluar depresionin japin rezultate, njohja e historisë së familjes mund të jetë shumë e dobishme.

Hulumtimet e tjera nga një Universitet në Ankara treguan se nënat dhe vajzat ndikojnë tek njëra-tjetra. Për më mirë ose për keq!/ Burimi Vanity Fair/ Tiranapost.al J.C.