• Shqip
  • English
  • E premte, 24 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Rozë Të gjitha TIP top

    Lidhja jote rrezikohet nga këto 10 fjali (Që bën mirë të mos i thuash më)


    Jo gjithçka që themi e merr era. Përkundrazi, disa fjalë janë mina të vërteta për qëndrueshmërinë e lidhjes tënde. Sa më shpejt t’i neutralizosh aq më mirë është. Sidomos në momente nevozizmi. Mund të duket e çuditshme por vetëm me disa fjalë më pak mund të shmangësh konflikte të vërteta dhe serioze, që mund edhe të kërcënojnë lidhjen seriozisht.

     

    1) QETËSOHU!

    Sidomos nëse ia thua kur nuk është aspak i qetë, por ka marrë pamjen e një hiene, atëherë prit shpërthimin. Jo vetëm që do ziheni, po kushedi si përfundon. Ja mendo sikur të ta thotë ai ty në të njëjtat kushte. Rezultati do ishte i njëjtë, një bombë gati për shpërthim. Më mirë mos i fol fare.

     

    2) TI S’MENDON FARE PËR MUA, MË LË PAS DORE

    Nëse ia thua një herë, ok. Dy herë është shumë. Herën e tretë e ke tepruar. Të vazhdosh të këndosh të njëjtën këngë nuk vlen për asgjë. Ai ashtu është dhe ashtu do të mbetet. Nëse do harxhojë më shumë kohë në kalçeto dhe duke pirë birra me shokët, më mirë bëji pyetjen vetes: a është i duhuri për ty, nëse nuk je e kënaqur me vëmendjen që të jep?

     

    3) SHOQJA JOTE S’MË PËLQEN FARE

    Vajza, kujdes! Po ecni në fushë të minuar: kurrë mos i prek mikeshat e tij. Për të janë të shenjta dhe nëse nuk e dije merre vesh njëherë e mirë. Janë shumë të rëndësishme për të. Mos bëj garë me to.

    4) SHOQJA JOTE MË PËLQEN SHUMË

    Ana tjetër e medaljes. Mund të duket e lezetshme ta dëgjosh ta thuash, por tingëllon kaq xheloze, sikur kërkon ta marrësh me të mira. Prandaj stop komplimenteve të tepërta kundrejt mikeshave të tij. Edhe në këtë rast nuk ia vlen të ngatërrohesh fare me to.

     

    5) S’KAM NEVOJË PËR NDIHMËN TËNDE

    Nëse në këtë botë ka njerëz që dinë të bëjnë gjithçka, kjo nuk është e sigurt. Ndonjëherë edhe të ngulësh një gozhdë të duket sikur do ngjitësh Everestin. Atëherë ndaji punët me partnerin dhe boll bëre si Rocky. Të gjithë kemi nevojë për ndihmë.

     

    6) PO MË TRADHTON? KE NJË TJETËR?

    Nëse ka ndër mend ta bëjë, do ta bëjë. Nëse befas zgjohesh dhe bën pyetjen më idiote në botë, je kujtuar shumë vonë.

     

    7) ÇFARË DO BËJMË SOT?

    Edhe këtu duhet një vijë e mesme. Ngele e pavendosura e përjetshme. Nëse ai është deri në fyt me punë dhe ti je më e qetë, atëherë mos e pyet fare. Organizo gjithçka dhe thjesht vëre në dijeni.

     

    8) JO, NUK JAM ME NERVA!

    Po të del tym nga veshët, je bërë lejla në fytyrë, të janë enjtur damarët dhe zërin e ke ngritur në kupë të qiellit, por nuk je me nerva? Po sipas teje ai nuk të sheh? Që kur ke thënë “bëj si të duash” stuhia ka nisur. Zihu nëse ke ndër mend, por mos thuaj nuk jam me nerva se do t’ia acarosh edhe atij.

     

    9) TI MENDON VETËM PËR PUNËN TËNDE

    Pikë së pari, sa mirë që e ka një punë! Pikë së dyti, vështirë të gjesh të tjera gjëra që ta acarosh edhe më shumë. Ok, ka raste që puna vjen e para, le ta pranojmë dhe mund të kthehet në armikun më të betuar që një grua mund të ketë. Në vend që acarohesh pyete a u lodh, çfarë i ndodhi gjatë ditës dhe nëse mundesh ta ndihmosh.

     

    10) PO VAZHDOVE KËSHTU, UNË DO IKI!

    Ku? Je e sigurt që je gati t’i thuash lamtumirë në këtë mënyrë? Sepse përgjigjia mund të jetë edhe “Ik”. Nëse i ke ezauruar të gjitha mënyrat atëherë je në rregull, por nëse është vetëm një moment nervash mos thuaj fjalën e fundit të parën. Po rrezikon shumë.