Lajme nga Bota

Lideri suprem i Iranit: Nuk do i nënshtrohemi sanksioneve amerikane! Ky është skenari i vërtetë sipas tij i Donald Trump

Lideri suprem i Iranit: Nuk do i nënshtrohemi sanksioneve amerikane! Ky

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei deklaroi sot se vendimi i Teheranit për të sulmuar bazat amerikane në Irak u mor në 'ditën e Zotit',ditën kur u lëshuan raketat. 80 vjeçari sulmoi presidentin Trump dhe tha se Amerika tregoi natyrën terroriste duke vrarë gjeneralin Qasem Soleimani, dhe se ky atentat ishte një turp për administratën e presidentit.

Komentet e tij erdhën gjatë lutjeve të ditës së sotme, një ceremoni që u mbajt për herë të parë pas tetë vitesh. Khamenei tha gjithashtu se Irani nuk do i nënshtrohej sanksioneve amerikane të vendosura për shkak të programit bërthamor dhe tërheqjes nga marrëveshja. Khamenei i Iranit akuzoi presidentin dhe tha se skenari i tij është që të krijojë përçarje në Irak dhe të shkaktojë luftë civile.

GP: Ali Khamenei, Iran 180509

Që nga vdekja e Soleimanit, SHBA dhe Irani janë në situatë tensionuese. Gjithashtu situata brenda në Iran nuk është në favor të liderëve, pasi rrëzimi i avionit ukrainas me 176 pasagjerë, me një raketë të lëshuar sipas Iranit gabimisht, shkaktoi protesta të mëdha në Teheran.

Qasem Soleimani u vra me datë 3 janar 2020 me një dron të sofistikuar teksa ndodhej në Bagdad.  Forcat perëndimore dhe ambasadat në rajon kanë qenë në gatishmëri të lartë që pas ngjarjes. Sulmi bëri që Irani të hakmerret duke lëshuar më shumë se disa raketa balistike në bazën ajrore Ain al-Asad në provincën perëndimore Anbar të Irakut dhe një bazë në Irbil. Asnjë anëtar i shërbimit amerikan nuk u vra por disa prej tyre sipas Pentagonit u trajtuan në spital.

Image result for Trump

Në fillim të javës, Presidenti iranian Hassan Rouhani sulmoi SHBA-të dhe Europën, duke kritikuar praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme. Gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror Rouhani tha se trupat amerikane aktualisht ishin të pasigurta në rajon, dhe se trupat e BE gjithashtu mund të jenë në rrezik. Ishte hera e parë që ai kërcënonte hapur ndaj forcave evropiane në Lindjen e Mesme./ Tiranapost/ 

Image result for Rouhani