Aktualitet

Lideri pa mandat i LSDM, Zoran Zaev prezanton programin qeveritar

Edhe pse lideri i LSDM, Zoran Zaev nuk është mandatuar  nga presidenti i Maqedonisë Ivanov për krijimin e qeverisë, ai nuk ka nguruar të prezantojë programin qeveritar përpara medias dhe votuesve.

Në një konferencë për shtyp ai ka theksuar se do ti qendrojë premtimeve të dhëna dhe marrëveshjeve. Sipas tij Maqedonia duhet të ecë përpara.

“Sot jam para jush për ta prezantuar programin qeveritar. Qeveria e re do të angazhohet për anëtarësim në NATO dhe BE. Ndërkohë që do të bëjmë përpjekje maksimale për zgjidhjen e krizës. Askush nuk ka të drejtë t’i bllokojë proceset demokratike”- tha Zaev.

Sipas liderit të LSDM, qytetarëve të Republikës së Maqedonisë iu duhen paga më të mëdha dhe shumica e qytetarëve kanë dhënë besim në këto zgjedhje.

“Si politikan me përgjegjësi të lartë, që mori mbështetjen nga shumica e qytetarëve, sot jam këtu para jush për të prezantuar programin qeveritar. Kjo lojë e rrezikshme e Gruevskit dhe Iavnovit, nuk duhet të vazhdojë t’ju shqetësojë edhe më tej”, tha Zaev gjatë fjalës së tij./Copyright TiranaPost.al