• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Rajoni Të gjitha

    Lideri i opozitës në Mal të Zi propozon të ngrihet mur në kufi me Shqipërinë dhe Kosovën: Nuk e kemi me qytetarët, por me mafian


    Kryetari i opozitës në Malin e Zi ka propozuar që të ngrihet një mur në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, me pretendimin se vetëm kështu mund të ndalet trafiku i paligjshëm i drogërave, armëve dhe emigrantëve.

    Sipas Nebojsa Medojevic, kryetar i Frontit Demokratik, ngritja e murit është një nga zgjidhjet e mundshme që do jepte efekt në luftën kundër bandës së kontrabandistëve në Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri.

    Përveç kësaj, ai propozoi që të rikthehet ushtria në kufi dhe të fillojnë monitorimet me teknologji moderne të kufirit, përmes videove dhe satelitëve. Por ai shton se ky propozim nuk lidhet me popujt e dy vendeve por me grupet e trafikantëve.

    I cituar nga media Sputnik Medojevic u shpreh kështu të mërkurën: Muri nuk do ngrihet kundër popujve shqiptarë apo malazezë, por kundër mafias malazeze dhe shqiptare që me mbështetjen e regjimeve korruptive dhe kriminale në Podgoricë, Prishtinë dhe Tiranë kufiri është kthyer në një “Eldorado” për kontrabandë droge, cigaresh, armësh, armësh kimike dhe emigrantësh. Ende nuk kemi një reagim nga politika shqiptare dhe ajo e Kosovës, por një mur në Ballkan nuk është njësoj si muri që kërkn të ngrejë Trump në kufi me Meksikën. Burimi i lajmit, kliko linkun këtu. / Përkthyer për Tiranapost.al. E.B

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690