• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Libri i ri i autores së ‘Fifty Shades’ flet për një shqiptare


    E.L James, autorja e “Fifty Shades” ka botuar librin e ri “The Mister” që ka për protagoniste një vajzë shqiptare të rritur mes dhunës e që jeton po mes dhunës.

    Subjekti rrëfen historinë e një emigranteje shqiptare, ilegale në Angli që është rritur nga një baba i dhunshëm, që ka pasur një të dashur të dhunshëm e që bie në duart e trafikantëve. Ajo fillon punë në një shtëpi aristokrati të pasur, britanik, dashurohet me të dhe gjejeni çfarë? Do përsëritet gati e njëjta histori e Greit. Edhe ky djalë është i dhunshëm gjatë aktit seksual.

    Autorja e librit ka ardhur dy herë në Shqipëri për të studiuar kulturën tonë dhe për t`u njohur më mirë me situatën e përgjithshme në vendin tonë.

    Libri është vënë në qendër të krikitave për shkak të skenave seksuale të konsideruara të tepruara dhe ka pasur reagime jo fort pozitive.

    *Ky post u përshtat nga Yahoo dhe është realizuar nga Fabjola Hije.