Art dhe Kulturë

Librat na bëjnë njerëz të lirë

Librat na bëjnë njerëz të lirë

Librat, klasikët, romanet, esetë, ato shkollorë, vëllimet për universitete, ishin bartës të zhvillimit dhe përhapjes së kulturës së vendit tonë. Është gjithashtu një histori lirie.

Liri që nënkupton edhe konfrontim, dialog, hapje horizontesh. Të gjithë e dimë se në latinisht libri është “libro” e “liberum”, liri, kanë dy kuptime të ndryshme: nga njëra anë, pjesa e brendshme e lëvores së pemëve, ku shkruhet, nga ana tjetër gjendja e lirisë. Por identiteti i fjalëve kur thuhen përcjell një ngjashmëri shumë të madh: i afron librat më afër lirisë (libri, liberta, në italisht).

Është gjithashtu një histori e rritjes civile. Librat ishin një garnizon për mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave të njeriut. Historia e vendit tonë, nga Rilindja te Republika nuk është e imagjinueshme pa kontributin e zhvillimit kulturor që librat i kanë sjellë vendit tonë.

*Presidenti italian, Sergio Mattarella gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e 150 vjetorit të Shoqatës Italiane të Publikuesve./ Burimi corriere.it/ Tiranapost.al