Aktualitet Politikë Te gjitha

Liberalizim vizash me Irlandën? Bushati negocion në Dublin


Gjatë takimeve të ministrit Bushati në Irlandë, është diskutuar mbi mundësinë e liberalizimit të vizave dhe inkurajimin e lëvizjes së lirë dhe pa barriera mes dy vendeve.

Ministri për  Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ishte sot në Irlandë ku u prit nga Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Irlandës, Simon Coveney. Dy ministrat folën për çështjet e integrimit evropian të Shqipërisë, intensifikimi i marrëdhënieve bilaterale, thellimi i bashkëpunimi ekonomik, liberalizimi i vizave dhe çështjet e Brexit.

Bushati tha se thellimi i marrëdhënieve do të inkurajonte bashkëpunimin në të gjitha fushat kryesisht atë të turizmit.

Ndërsa ministri Coveney falënderoi homologun e tij për vizitën dhe rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme dhe të pakushtëzuar të Irlandës për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian./ Copyright Tiranapost.al