Showbiz

Liam flet për herë të parë për ndarjen dhe merr gjithë dashurinë e botës

Liam flet për herë të parë për ndarjen dhe merr

Mesa duket komenti që u tha se ishte i tiji dhe ishte dhënë për një media australiane, nuk paska qenë i vërtetë. Në mes të gjithë zhurmës e syve e veshëve të medias së gjithë botës që janë drejtuar nga ndarja e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, ky i fundit ka vendosur të flasë vetë, për t'i prerë udhën gjithë abuzimeve që po bëhen në emër të tij.

"Përshëndetje të gjithëve. Vetëm një sqarim i shkurtër për të thënë se unë dhe Miley jemi ndarë prej pak kohësh dhe unë i uroj veç shëndet lumturi në të ardhmen. Kjo është një çështje private dhe unë nuk kam bërë dhe as do bëj komente për media e gazetarë. Çdo citim që është thënë prej meje nuk është i vërtetë. Paqe dhe dashuri".

https://www.instagram.com/p/B1FuUk7nbjn/

Por shihni se ç'komente gjithë dashuri i kanë shkruar njerëzit. 2 milionë e gjysmë "like" dhe 66 mijë komente me fjalë të ngrohta, me zemra, yje me urime e komplimente që është treguar një xhentëlmen i vërtetë. Dhe nuk janë të gjitha vajza.../ Tiranapost.al