Moti

Lexoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Lexoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Mbetemi në dominimin e vranësirave të dendura duke gjeneruar shira në territor, më të dukshme paraqiten në Veri-Verilindje të vendit. Pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim gradual të motit duke rikthyer kthjellimet në veri dhe qendër, përjashtuar zonat juglindore, të cilat mbeten me vranësira të dendura. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen në mesdite duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 2 gradë deri në 20 gradë./ Parashikimi i motit nga meteoalb/ Tiranapost.al. 

moti