Aktualitet

Lëvizjet e pamundura të Michael Jackson? Përveç aftësisë, ekspertët zbulojnë për herë të parë disa truke

Neuro-shkencëtarët kanë përshkruar në detaje se si Michael Jackson arrinte të bënte ato lëvizje gati të pamundura në videoklipin Smooth Criminal. Në videon e vitit 1987 Michael përkulet duke ngritur kyçet e këmbëve në një kënd 45 gradë, ndërkohë e mbante trupon drejt si shufër.  Është zbuluar se në fakt lëvizjet e quajtura iluzion, ku të shumtë janë ato që janë munduar ta kopjojnë por pa sukses, bëheshin fale këpucëve të dizajnuara me bazament hekuri  posaçërisht për të dhe lëvizjet e tij.

Ekspertët e shtyllës kurrizore paralajmërojnë që askush të mos tentojë të bëjë lëvizjet e tij pasi janë tepër  të rrezikshme.  Manjul Tripathi dhe kolegët e Institutit të Edukimit Mjekësor dhe Kërkimeve në Chandigarh, Indi, thonë për Journal of Neurosurgery: Kërcimtarët më të trajnuar arrijnë një maksimum prej 25 deri në 30 gradësh përkulje, gjë që nuk mund ta bëjnë të gjithë”. (Vijon)...

https://youtu.be/h_D3VFfhvs4

Një gjë të tillë mund ta bëjë edhe një atlet profesionist, dhe Michael kishte aftësi dhe ligamente të forta dhe një kyç më elastik se shumica. Gjithashtu tek pjesa e kamishave dhe xhaketave, Michael fshihte një pjesë metalike që i theksonte lëvizjet. Ndërkohë që poshtë këpucëve thuhet se Michael kishte një gozhdë të vogël me bazë që e lejonte të rrotullohej shpejt.  Thuhet se ai dhe dy kolegë të Hollivudit e kanë huazuar idenë e këpucëve nga çizmet e astronautëve amerikanë./ Tiranapost.al E.B

Michael Jackson's antigravity tilt

Michael Jackson impersonator

Michael Jackson's antigravity tilt