Aktualitet

Letrat e qytetarëve i harronin në sirtar. Rama kritika deputetëve drejtorëve e kryebashkiakëve

Letrat e qytetarëve i harronin në sirtar. Rama kritika deputetëve

Në takimin e përjavshëm me koordinatorët e Platformës për bashkëqeverisjen, kryeministri Rama nuk kurseu kritikat për deputetët, drejtorët e kryetarët e Bashkive. Ai tha se në shumicën e rasteve ankesat e qytetarëve janë harruar në sirtarë ose janë lënë rrugëve. Por në fund shtoi se me platformën e bashkëqeverisjes nuk ka më raste ku qytetarët nuk marrin përgjigje dhe zgjidhje për problemet e tyre.

 Rama tha: 

"Mijëra letra në muaj nga qytetarët. Letrat mbeteshin rrugëve dhe qytetarët nuk merrnin përgjigje. Kryeministria i delegonte tek ministritë. Ministritë i harronin në sirtarë dhe qytetari mbetej pa përgjigje. Sot nuk ka qytetar të shkruajë dhe të mos marrë përgjigje, jo natyrisht gjithmonë pozitive se ka raste kur kërkesa është e padrejtë. E njëjta gjë ndodh edhe me zyrën time në Whatsapp, gjithkush që ka mundësi të veprojë për të ndihmuar duhet ta bëjë këtë gjë, deputetët kryetarët e bashkive drejtorët, shumica nuk e bëjnë. Por ajo që po ndodh edhe në rastin e deputetëve është që kanë filluar intensivisht të shfrytëzojnë platformën, duke e shfrytëzuar, dhe është platforma që lidh qytetarin me institucionin".

Në bashkëbisedim me një qytetar, kryeministri përcolli edhe një mesazh:

Sa do i fortë të jetë ky trung, nëse këto buburreca nuk do të zhduken, ky trung përsëri do të mbetet i gërryer. Të jesh i sigurt se nuk kam patur nevojë të ulem në një stol për të parë çfarë po më bëjnë buburrecat nga poshtë, rri në këmbë dhe shoh buburrecat që gërryejnë," lidhur me problemet me administratën./ Tiranapost.al