Aktualitet Te gjitha

Letra/Shkodra i jep fund protestës, tërhiqet kryetari i këshillit studentor dhe sekretarja


Pas pranimit të kërkesës nga ana e ministres së Arsimit, e cila hoqi pagesën për provimet e mbartura duket se studentët e Shkodrës kanë pranuar t’i japin fund protestave.

Të paktën këtë njofton kryetari i këshillit studentor Hysmir Idrizi i cili përmes një letre i bën thirrje studentëve që të frekuentojnë procesin e rregullt mësimor.

Po kështu është tërhequr nga protesta edhe sekretarja e këshillit studentor Albana Bushati./Tiranapost.al