Aktualitet

Letra prekëse e 7-vjeçares për Trumpin

Letra prekëse e 7-vjeçares për Trumpin

Bana Alabed është vajza 7-vjeçare e njohur në mbarë botën për statuset e saj që shkruante në Twiter nga Aleppoja. Ajo ka shkruar një letër të hapur për presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Vogëlushja i është drejtuar Trumpit duke i thënë se duhet të bëjë diçka për fëmijët e Sirisë dhe se duhet ti konsiderojë fëmijët e Sirisë si fëmijët e tij.

Bana Alabed është vajza që shpëtoi gjatë luftës në Aleppo ne muajin dhjetor, fatmirësisht shpëtoi së bashku me familjen e saj dhe tani ajo po jeton në Turqi.

Në llogarinë e saj në Twiter u bë e njohur për mesazhet e saj të dërguara nga Aleppoja.

Nëna e saj Fatemah e cila e ndihmonte vajzën ia dërgoi letrën me tekstin e plotë agjensisë së lajmeve BBC.

Ajo tha se Bana e shkruajti letrën para ceremonisë së inaugurimit të Donald Trump për shkak se ajo e kishte parë Trumpin shumë herë në televizionet e botës.

bana

Kjo është letra që Bana Alabed ka shkruar për presidentin e SHBA-ve.

I dashur Donald Trump.

Emri im është Bana Alabed dhe jam një vajzë siriane 7 vjeçe. Kam jetuar në Siri tërë jetën time para se të largohesha dhe të ngujohesha në Aleppon Lindore deri në dhjetor të vitit të kaluar. Unë jam pjesë e familjes siriane të cilët u dëmtuan nga lufta në Siri.

Por tani unë jam në paqe në shtëpinë time të re në Turqi. Më parë isha në Aleppo në shkollë por ajo u shkatërrua për shkak të bombardimeve. Shumë nga miqtë e mi vdiqën.

Jam e pikëlluar për ta dhe do kasha dëshirë që të ishin me mua sepse tani ne do ishim duke luajtur. Unë nuk mund të luaja në Aleppo, ishte qyteti i vdekjes.

Tani jam në Turqi dhe mund të gëzoj çdo ditë. Mund të shkoj në shkollë dhe pse nuk kam filluar ende. Kjo është arsyeja pse paqja është e rëndësishme për të gjithë. Megjithatë, miliona fëmijë sirianë nuk janë më dhe miliona të tjerë po vuajnë për shkak të njerëzve të rritur.

Unë e di që ju do jeni president i Amerikë, kështu që ju lutem të shpëtoni fëmijët dhe popullin e Sirisë? JU duhet të bëni dicka për fëmijët e Sirisë sepse ata janë si fëmijët tuaj dhe meritojnë paqe si ju. Nëse më premtoni që do bëni dicka për fëmijët e Sirisë unë tashmë do jem mikesha juaj më e mirë.

Jam duke kërkuar që fëmijet e Sirisë të jenë të lumtur.

bana alabed

Ndërkohë nuk dihet ende pozicioni që do ketë Trump në lidhje me situatën në Siri, ku është e përfshirë edhe Rusia edhe Turqia.