Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Letra e Valentinës, vajzës që u përdhunua që 6 vjeçe nga prifti e askush s’e besoi


Valentina Cavagna sot është 23 vjeçe, por prifti i zonës ku ajo jeton, në Bergamo të Italisë, abuzoi me të që kur ishte 6 vjeçe.

Ai ishte jo vetëm mësues i fesë, por edhe mik i familjes së saj që shkonte shpeshherë për dreka e darka në familjen e saj.

“Për fat të keq, kam pritur shumë vite për ta denoncuar, sepse kisha frikë ngaqë mendoje se askush nuk do më besonte, gjithashtu sepse ky prift ishte shumë i lidhur me familjen time. Megjithatë, me veten time gjithmonë kam thënë që sapo të mbush 18 vjeç do ta denoncoj. Dhe kështu bëra.

Në seancën e parë ai u la i lirë sepse s`kishte prova. Që nga kryebashkiaku e njerëz të tjerë të pushtetshëm e mbronin. Po unë jam krenare për veten time sepse nuk hoqa dorë. Edhe pse kurrë nuk e pranoi fajin, u dënua me gjashtë vjet burg.

Kam qenë gjithmonë një kundër të gjithëve dhe, më në fund, në janar të këtij viti, gjithçka përfundoi. Ose të paktën, kështu mendova. Po gjithë vendi m`u kthye kundër. Unë vazhdoj të jetoj në të njëjtin vend. Dikush nga familja më tha që duhet ta ul kokën për atë që bëra. Kush më takon, më përshëndet me vështirësi. Unë nuk u kërkoj atyre të vijnë dhe të përqafojnë. Por askush, kurrë, s’më pyeti një herë se si po ia dal. Kam momente kur dua vetëm të qaj. Më besoni, nuk jam e lumtur që një prift është në burg, edhe pse ai më bëri dëm e plaga është ende aty. Po nëse ai do e kishte pranuar fajin, diçka do kishte ndryshuar. Të paktën qëndrimi i popullit ndaj meje”, shkruan Valentina në një letër të postuar nga Corriere della Sera.

*Ky post u përshtat nga Vanity Fair dhe është realizuar nga Fabjola Hije.