Histori Personale Te gjitha

Letër e hapur: Kam një burrë fantastik, por u dashurova me një tjetër


Jam grua e martuar, kam dy fëmijë të rritur dhe jam 45 vjeçe. Kam emigruar pesë vjet më parë, kam një punë të mrekullueshme, miq të mirë dhe një burrë fantastik. Problemi është se kam rënë në dashuri me një burrë tjetër. Punonim të dy në një vend, dhe kur ai ndërroi vendin e punës, ndjeva se më mungon dhe kuptova se isha e dashuruar me të, edhe pse e kishim kuptuar me kohë që të dy.

Unë dhe ai u takuam dy vjet më parë, edhe ai ishte emigrant, kështu gjetëm shumë gjëra të përbashkëta, humori, mendimet, diskutimet, pak a shumë në të gjitha drejtimet. Tërheqja fizike dhe kimia që më shkaktoi ishin të menjëhershme. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë të vegjël, por më ka thënë se nuk ndihet i lumtur me gruan e tij. Gjerat avancuan një vit më parë, kur shkëmbyem puthjen dhe i treguam njëri tjetrit ndjenjat që kishin lindur dhe pasionin e zjarrtë.

Megjithatë, që kur fjetëm bashkë, ai është larguar dhe mezi më flet. Një natë dola me të dhe pasi kishte pirë pak më tha se më donte por nuk mund të linte familjen. Që nga ajo kohë nuk e pashë më. Kur e kontaktoj më thotë nuk duhet të vazhdojmë me këtë histori. Ndihem aq keq sepse e dua këtë njeri. Më dërgoi një e mail ku më kërkoi për drekë, por më pas e anuloi, këtë e bëri dy herë.

E di pak a shumë se kjo histori ka mbaruar, por si mund të shoh tani përpara? Mendoj për të çdo moment, kontrolloj telefonin aq sa jam fiksuar, pres një mesazh nga ai…

Burri im i shkretë nuk ka asnjë ide. Ai thjesht mendon se unë jam në depresion dhe përpiqet të më mbushë me gëzim. E dua burrin tim, ai është tipi i mashkullit që ekziston një në një milion. Por e pranoj që edhe burrin tjetër e dashuroj. Kam nevojë të përjetoj disa pasione që kam humbur prej kohësh.

Mendova se e gjeta por ai më la lënë kështu në pritje. Më vjen turp ta pranoj e të ndaj këtë histori por nuk  e kontrolloj dot. A mund të më ofroni një këshillë ose ngushëllim? A duhet të shkoj tek puna e tij e ti them që të vazhdojmë? Nga një anë burri dhe familja e nga ana tjetër pasioni që kam kërkuar prej kohësh…Nëse ke dhe ti një histori na kontaktoni në Facebook ose në adresën: Tiranapost.al @gmail.com . Tiranapost.al E.B 

Mature woman looking thoughtful: I have a fantastic husband but I fell in love with another man. That?s over now but I can?t move on

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *