Aktualitet

Leskaj: Nuk do jem më deputete, vendin ja lë një të reje

Pas 15 viteve në politikë, Valentina Leskaj ka zgjedhur të largohet nga politika.  Si deputete e PS-së dhe tani në fund të mandatit si Nënkryetare e Kuvendit, ka njoftuar se nuk do të jetë më në listat e socialistëve. Vendin e saj ka thënë se do t’jua lerë të rinjve.

“Kam vendosur të mos kandidojë për zgjedhjet e ardhshme për shkak se mendoj dhe besoj fort se pas pesëmbëdhjetë vjetësh kontribut në politikë njeriu duhet të mësojë që të thotë jo, njeriu duhet të mësohet që t’i hapi rrugën të rinjve dhe të rejave. Do të dëshiroja që unë të zëvendësohesha nga një e re”.

Ky është emri i dytë që një figurë e rëndësishme e PS-së njofton se nuk do të jetë në listat për deputetë, pas Artan Gaçit.

Tiranapost.al ka mësuar se në listat e PS-së do të ketë disa emra të rinj që nuk kanë qenë pjesë e politikës. J.L, Tiranapost.al.