SPORT

Leroy Sane do të qëndroj gjashtë muaj jashtë fushave

Leroy Sane do të qëndroj gjashtë muaj jashtë fushave

Leroy Sane do të mungojë për gjashtë muaj te Manchester City shkaku i dëmtimit të marr në ndeshje me Liverpoolin.

Me një komunikatë në faqen zyrtare, klubi i Manchester Cityt ka bërë me dije se lojtari i përfaqësueses gjermane ka këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë.

Ai do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni. Ndërhyrja kirurgjikale është parashikuar për javën e ardhshme.

Sipas të gjitha gjasave Sane do t’i duhet të qëndrojë rreth gjashtë muaj jashtë fushave të futbollit.

Ku dëmtim ka bërë që sulmuesit anësor, t’i dështojë transferimi i tij te Bayern Munich.

Kjo pasi ka patur akordi mes palëve para dëmtimit të Sane./XH.K