BotëTe gjitha

Lëpirësja e Kim bën që prezantuesja të prishë fjalorin


Një postim i Kim Kardashian ka hapur debate kudo në mediat sociale. Ajo ka postuar një foto me një lëpirëse të një marke, që në pamje të parë duket ai ato lëpirëset e fëmijëve  të ëmbla me sheqer, por në fakt është një lëpirëse me ekstrakte që përdoren për të kontrolluar dëshirën për ushqim e rrjedhimisht për të humbur peshë. Shumë përdorues të mediave sociale thanë se fëmijët do ngatërrohen e do marrin lëpirëset dobsuese. E ndërsa personaliteti televiziv., prezantuesja britanike Jameela Jamil ofendoi Kim duke i thënë Fuck Off, je një influencuese toksike për vajzat e reja. Lëpirësja është prodhim i Flat Tummy Co, dhe përmbajnë satieral, një ekstrakt me shafran, që ndihmon në kontrollin e ushqimit dhe oreksit.  E ndërsa Jameela shkruan sërish: I admiroj aftësitë, është inovative, megjithatë kjo familje më bën të ndjej dëshpërim më shumë nga nënshtrimi i grave të tjera.

Por Jameele-s nuk i del e keqja me aq. Nuk ka nevojë për të marrë suppressors, duhet të ushqeni së pari trurin dhe të punoni që të bëheni të suksesshëm. Të luani dhe të gëzoni me fëmijët tuaj. Të argëtoheni me miqtë. Që pas shumë vitesh të keni diçka për të thënë, përveç: Kam pasur bark të sheshtë./ Tiranapost.al E.B

 

Image result for Jameela Jamil Kim kardashian