SPORT

Leonardo dhe Zidane, replikë në distancë për të ardhmen e Mbappe

Leonardo dhe Zidane, replikë në distancë për të ardhmen

Drejtuesi i Paris Saint Germain Leonardo dhe trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane kanë replikuar në distancë me njëri-tjetrin, në lidhje me sulmuesin francez Kylian Mbappe, që kërkohet me ngulm nga “Los Blancos”.

“Lëreni të qetë Mbappe”, pati thënë Leonardo pas ndeshjes së PSG-së me Club Brugge, ku francezët siguruan edhe kalimin në turin tjetër, ndërsa referenca ishte e qartë ndaj klubit madrilen.

Megjithatë Zidane ka zgjedhur t’i përgjigjet sot gjatë konferencëns për shtyp në prag të transfertës ndaj Eibarit, teksa ka deklaruar se pavarësisht fjalëve të Leonardos, Mbappe dëshiron të luajë për Realin.

“Leonardo mund të thotë ç’të dojë, por Mbappe dëshiron të luajë për Realin. Ka qenë vetë sulmuesi që më ka folur për këtë dëshirë të tij dhe të ardhmen e tij, do ta vendosë vetë Mbappe”, deklaroi Zidane./XH.K