Aktualitet

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 4 ballë ka rënë pasditen e sotme në Gjirokastër.

Lëkundjet e tërmetit u regjistruan në orën 18: 47 minuta, ndërsa epiqendra e tërmetit ka qenë 14 kilometra nga qyteti i Gjirokastrës me një thellësi 5 kilometra.

Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar në njerëz apo dëme materiale, por qytetarët janë shqetësuar dhe disa kanë braktisur përkohësisht banesat e tyre./Tiranapost.al

Termet Gjirokaster