• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Lehtësira për ata që duan vizë turistike për në SHBA


    Të gjithë ata që duan të rinovojnë apo u skadon viza turistike në SHBA do të kenë më shumë lehtësira për ta realizuar këtë proces.

    Përmes një postimi në Facebook, Ambasada bën me dije se nëse viza amerikane turistike e mëparshme skadon brenda 12 muajve të fundit, atëherë mund të bëhet rinovimi me postë.

    Postimi i plotë

    “Vera është gjithmonë një kohë e ngarkuar me udhëtime, prandaj dhe ju duhet të prisni më gjatë për një takim për vizë. Nëse viza juaj amerikane turistike e mëparshme skadon brenda 12 muajve të fundit, atëherë ju mund të kualifikoheni për programin tonë të rinovimit të vizës me postë.

    Ky program është i hapur për njerëzit me viza ende të vlefshme ose të skaduara së fundmi, të cilët nuk janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që nuk kanë të dhëna kriminale.

    Nëse i përmbushni kriteret, ju mund të anashkaloni qëndrimin në radhë për vizë! Përdorni programin tonë të rinovimit të vizës me postë! Pyet Annën.”/ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690